Forcat amerikane kanë sulmuar për të dytën ditë radhazi objektiva iraniane. Tre persona u vranë në Iranin perëndimor nga sulmet ajrore amerikane. Mediat lokale në Iran raportuan shpërthime në disa zona përgjatë bregdetit të vendit.
Këto përfshinin shpërthime të shumta pranë qytetit Bandar Abbas, qytetit portual të Bushehrit (shtëpia e centralit bërthamor të Bushehrit) dhe në ishullin Abu Musa në Gjirin Persik. Sipas raportimeve, një urë hekurudhore në verilindje të Iranit u bombardua gjithashtu. Disa predha goditën urën, e cila ndodhet në provincën Golestan.
Qëllimi është të dobësohet aftësia e Iranit për të “kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”, shpjegoi të mërkurën qendra e komandës amerikane Centcom në X. Presidenti Donald Trump kishte shpallur armëpushimin e rënë dakord me Iranin në gjatë samitit të NATO por urdhëroi sulme të reja dhe precize. Ai e konsideron udhëheqjen e Iranit të mbaruar.
“ Ne thjesht i goditëm shumë fort. Dhe do të thoja se i goditëm në raportin 20 me 1. Sa herë që ata na godasin, ne do t’u kundërpërgjigjemi me 20 goditje. Dhe e bëmë këtë. Ata bënë diçka të vogël sot, por në fakt ishte hakmarrje për atë që ndodhi mbrëmë. Ata goditën tri anije, jo dy. Dhe kur ata goditën, ne u kundërpërgjigjëm shumë më fort.
Kemi shumë mënyra për të fituar, por tashmë kemi fituar ushtarakisht. Atyre u ka mbetur shumë pak. U ka mbetur fare pak dhe duan me çdo kusht të arrijnë një marrëveshje. Telefonuan pak më parë. Duan me çdo kusht të arrijnë një marrëveshje. Thjesht nuk e di nëse e meritojnë atë marrëveshje. Janë disi të çmendur, për të qenë i sinqertë.
Janë paksa jashtë kontrollit, por duan me çdo kusht të arrijnë një marrëveshje ”, tha Presidenti Trump. Ndërkohë Irani u hakmor duke sulmuar shtetet e Gjirit Persik. Kuvajtit u vu nën shënjestër për natën e dytë radhazi. Mbrojtja ajrore sprapste sulmet armike me raketa dhe drone. Sirenat u dëgjuan edhe në Bahrein.
Ministria e Brendshme e Baharhenit në Gjirin Persik këshilloi popullsinë të kërkonte siguri dhe të ruante qetësinë, shkruan A2CNN. Kryenegociatori i Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, kërcënoi gjithashtu Uashingtonin: “ Shtetet e Bashkuara ende nuk e kanë kuptuar se frikësimi dhe premtimet e pambajtura nuk mbeten më të pandëshkuara”, shkroi ai në shërbimin online të lajmeve X.
“Më lejoni të sqaroj një gjë: Kushdo që sulmon, do të sulmohet vetë” . Në të njëjtën kohë, Ghalibaf theksoi se Ngushtica e Hormuzit do të hapet vetëm nën “kushte iraniane”. Përshkallëzimi i fundit u shkaktua nga sulmet ndaj anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit, të cilat Uashingtoni ia atribuon Teheranit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
