Kurti fton në takim kryetarët e PDK-së, LDK-së e Aleancës

0%

Shpërndaje në: Kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe të Aleancës, Ardian Gjini, për të diskutuar për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ftesën e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Arlind Manxhuka. “Po, sot në mëngjes Kryeministri Kurti ka dërguar letër për takim tre kryetarëve, të PDK, LDK dhe AAK”, ka thënë Manxhuka. Lajmi në përditësim…

Burimi: Koha