Të shtunën, më 11 korrik, duke filluar nga ora nga Prishtina, “Hikingnjeri” do të organizojë ecjen në Majën e Gjeravicës, me qasje nga Gropa e Erenikut. Ecja është rreth 15 km (vajtje-ardhje) dhe zhvillohet në një shteg të përshtatshëm edhe për fillestarë.
Gjatë gjithë ngjitjes, e sidomos nga maja, do të shijojmë pamje të mrekullueshme të bjeshkëve të Junikut dhe të vargmaleve që e rrethojnë atë. Këtë ecje do ta organizojmë me tre mundësi: 1. Deri te Liqeni i Madh i Gjeravicës, ku pjesëmarrësit mund të pushojnë ose të notojnë në liqen. 2. Deri në Majën e Gjeravicës (2656 m) 3.
Deri në Majën e Gjeravicës (2656 m) DHE gjatë kthimit, për ata të cilët dëshirojnë, do ta vizitojmë edhe Qafën e Sylbicës.
