Mbyllet segmenti dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

0%

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale. Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja e këtij segmenti do të jetë në fuqi nga 13 korriku 2026, në orën , deri më , në orën .

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët janë udhëzuar që të përdorin rrugët alternative për qarkullim. Përfundojnë punimet në gjysmën e rrugës “Fehmi Lladrovci”, Rama: Sonte hapet për qarkullim “Qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugët alternative: rruga ‘Arbnor dhe Astrit Dehari’ – Rruga B – dalje në rrugën ‘Agim Ramadani’, si dhe rruga ‘Mark Dizdari’, në drejtim të Fontanës – dalje në rrugën ‘Agim Ramadani’”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna ka bërë të ditur se lëvizja e këmbësorëve do të mbetet e mundësuar gjatë kohës së punimeve, ndërsa menaxhimi i trafikut do të bëhet përmes sinjalizimit të vendosur dhe personelit në terren. Nga Komuna e Prishtinës kanë kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët gjatë realizimit të punimeve në këtë segment rrugor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi