Shpërndaje në: Katër persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohen për veprat penale të kanosjes, armëmbajtjes pa leje dhe dëmtimit të pasurisë. Sipas Policisë, më 13 korrik në Stacionin Policor në Ferizaj është paraqitur një qytetar me inicialet M.B., i cili ka raportuar se ishte kanosur nga disa persona.
Pas veprimeve operative dhe hetimore, njësitet policore kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarit në një lokal në Ferizaj. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar katër armë zjarri dhe një sasi municioni. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit H.TH. (50), SH.TH. (27), E.B. (37) dhe E.H. (27) janë ndaluar për 48 orë.
Ndaj tyre janë iniciuar procedura penale për veprat “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
