Amir Saipi transferohet në Spanjë

0%

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, është larguar zyrtarisht nga Lugano dhe do ta vazhdojë karrierën në Spanjë, te CD Castellón. Lajmi është konfirmuar nga klubi zviceran, i cili njoftoi se 26-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës që garon në Segunda División, kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Saipi iu bashkua Luganos në vitin 2021 nga Schaffhausen dhe gjatë pesë sezoneve me klubin zhvilloi 180 ndeshje zyrtare, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të ekipit. Me Luganon ai fitoi edhe Kupën e Zvicrës në vitin 2022. Klubi i tij i ri, CD Castellón, sezonin e kaluar ishte pranë rikthimit në La Liga, por u eliminua në fazën “play-off” nga Almería.

Sipas mediave zvicerane, transferimi i Saipit mund të arrijë vlerën e rreth 1 milion eurove, përfshirë bonuset dhe një përqindje nga shitja e tij e ardhshme, edhe pse shifra zyrtare nuk është bërë publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kalimi në futbollin spanjoll përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e portierit kosovar, i cili synon të afirmohet në një kampionat më konkurrues dhe të vazhdojë të jetë një nga opsionet kryesore për Kombëtaren e Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com