Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet me urgjencë në

0%

Një konflikt i përshkallëzuar ka përfunduar me plagosjen e një të riu në Fushë-Krujë gjatë mbrëmjes së sotme. Një 22-vjeçar është sulmuar me thikë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor.

Rrethanat e plota të incidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë ka shkaktuar përplasjen mes personave të përfshirë. Policia pritet të japë detaje të mëtejshme lidhur me identifikimin e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e motivit të ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com