Shpërndaje në: Sulmi i Francës është i frikshëm dhe përbëhet nga katër lojtarë secili më cilësor se tjetri. Franca ka mjaftueshëm fuqi sulmuese për të bërë që mbrojtësit e Spanjës të duken keq. Por plani i Spanjës për gjysmëfinalen e Kupës së Botës është ta mbajë topin, të diktojë ritmin dhe të bëjë që rreziku të rrjedhë nga ana tjetër.
Gjysmëfinalja e Botërorit mes Francës dhe Spanjës zhvillohet të martën nga ora . Futbollisti i krahut, Alex Baena ka thënë se Spanja respekton një nga ekipet më të fuqishme të turneut, që në sulm ka lojtarë si Kylian Mbappe, Michael Olise, Ousmane Dembele dhe Desire Doue e Bradley Barcola. Doue e Barcola luajnë herë njëri e herë tjetri.
Spanjolli nguli këmbë se nuk do ta kalojnë ndeshjen e së martës duke pritur stuhinë franceze. “Katërshja e Francës në sulm ka turne të shkëlqyer dhe ne duhet ta mbajmë në vëzhgim. Por ne do të përpiqemi t’i bëjmë kundërshtarët të na shikojnë më shumë se që i shikojmë ne francezët”, ka thënë Baena për gazetarët të hënën.
“Forca jonë është ta kemi topin, të kemi shumë posedim për të sulmuar dhe të sigurohemi që francezët ta në sulmojnë sa më pak të jetë e mundur. Shpresojmë që nesër të jetë kështu”. Edhe Botërori 2026 7 o. më parë Franca lë pas të kaluarën për gjysmëfinalen ndaj Spanjës Kjo ishte qasja e Spanjës në dy gjysmëfinalet e kaluara ndaj Francës, në Euro 2024 dhe në Ligën e Kombeve në vitin 2025.
Baena theksoi se posedimi i topit do të ishte përsëri forma e parë e mbrojtjes së Spanjës dhe rruga më e qartë për të kontrolluar ndeshjen. Por ai e di se nuk mund të llogaritet shumë në të kaluarën. “Është e vërtetë që vijmë nga dy ndeshje të cilat i kemi fituar ndaj Spanjës. Por çdo ndeshje është botë në vete. Franca po zhvillon Botëror spektakolar”.
Spanja ka udhëtuar shumë më tepër se Franca gjatë këtij Botërori. Dhe kjo nuk paraqet problem, ka thënë mbrojtësi Pedro Porro. “Kemi arritur të rikuperohemi për ndeshjen gjysmëfinale”, ka thënë Porro. Edhe Botërori 2026 6 d. më parë Luis de la Fuente vlerëson zëvendësuesit Baena ka qasje me ndryshe lidhur me lodhjen. “Është e vërtetë që jemi pak të lodhur nga kaq shumë udhëtime.
Kemi udhëtuar shumë më tepër dhe kemi bërë më shumë kilometra se spanjollët. Dhe kur vjen fundi e vëren pak. Por mendoj se jemi të gjithë mirë, me shumë emocione dhe shumë dëshirë. Shpresojmë që të jetë një ndeshje shumë, shumë e barabartë dhe që të vendoset nga detaje”, ka theksuar Baena.
