Marshimi qytetar, protestuesit zhvendosen para Kuvendit

0%

Pas disa orësh fjalime para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës, në kuadër të ditës së 32-të të protestës qytetare.

Me flamuj kuqezi, pankarta dhe thirrjet “Rama ik!”, “Rama në burg, Berisha në burg!”, “Shqipëri e re!” dhe “Ju erdhi fundi!”, turma është nisur drejt godinës së Kuvendit, ku një ditë më parë u shënuan tensione dhe përplasje me Policinë e Shtetit.

Marshimi i sotëm merr një domethënie të veçantë pasi protestuesit kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish të enjten në mëngjes para Parlamentit, në orën , kur deputetët do të mblidhen në seancë plenare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga podiumi i protestës u bë thirrje për një mobilizim sa më të madh, ndërsa qytetarëve iu kërkua të paraqiten me vezë dhe miell, në shenjë revolte ndaj deputetëve, duke paralajmëruar vazhdimin e aksioneve simbolike që nisën një ditë më parë.

Organizatorët deklaruan se aksioni i së enjtes vjen si reagim ndaj përplasjeve të djeshme me policinë, kur disa protestues u shoqëruan në komisariat pas incidenteve të regjistruara në hyrje të Kuvendit.

Teksa marshojnë drejt Parlamentit, protestuesit vijojnë të akuzojnë klasën politike se nuk përfaqëson qytetarët dhe përsërisin se protesta nuk do të ndalet derisa të realizohen kërkesat e tyre, me në krye largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.

Burimi: Bota Sot