Ylli i Anglisë, Anthony Gordon, ka arritur një statistikë interesante duke regjistruar 2 asiste në Kupën e Botës, po aq sa Cristiano Ronaldo gjatë gjithë karrierës së tij në këtë turne. Ajo që ka bërë bujë është fakti se Gordon i realizoi këto dy asiste brenda vetëm 25 minutave, ndërsa Ronaldos iu deshën 20 vite dhe pesë pjesëmarrje në Kupën e Botës për të arritur të njëjtin total.
Megjithatë, kjo statistikë nuk tregon gjithë historinë. Ronaldo mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj në histori, me rekorde të shumta në nivel klubesh dhe kombëtaresh, ndërsa Gordon sapo ka nisur të shkruajë historinë e tij në skenën botërore.
