Leo Messi nuk ndalet, “pleshti” vendos dy rekorde të reja në Botëror

0%

Leo Mesi ka përditësuar dy rekorde historike të golave, që janë në emrin e tij në Botëror. Pasi i shënoi Kepit të Gjelbër është në kuotën e 20 golave si askush tjetër. Jo vetëm kaq. Mesi tashmë regjistron tetë ndeshje radhazi në Botëror, që shënon gol me Argjentinën. Po ashtu një statistikë unike u regjistrua sot.

Me 12 gola të kontribuar(6 gol+6 asist) në fazën me eliminim direkt të Botërorit, Mesi ka kaluar Mbape dhe Pele. Të dy kanë nga 11, ndërsa këto statistika njihen që nga viti 1966. Në këtë Botëror e kryeson renditjen e golashënuesve me shtatë gola. Realizimi ndaj Kepit të Gjelbër në minutën e 29-të ishte mjaft i bukur.

Mosha për Mesin po rezulton vetëm një numër. 39-vjeçari është i pandalshëm dhe po udhëheq Argjentinën në ëndrrën për të fituar sërish trofeun.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot