Ekskluzive | “Pse ma helmuat djalin?” – Babai i të riut që përfundoi

0%

Një dyshim për helmim ushqimor ka çuar në një përballje të tensionuar pasditen e së premtes në qendër të Junikut, ku babai i një të riu që kishte përfunduar në QKUK shkoi për të kërkuar llogari nga pronari i lokalit ku pretendon se djali i tij kishte ngrënë.

Situata u tensionua deri në atë pikë sa u desh ndërhyrja e Policisë, e cila gjatë kontrollit i gjeti dhe sekuestroi një pistoletë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës , kur Naser Krasniqi, rreth 50-vjeçar, së bashku me Ylber Krasniqin, rreth 47-vjeçar, u përballën me Zenun Gjatën, rreth 56-vjeçar, pronarin e lokalit ku, sipas pretendimeve të tyre, djali i Naserit kishte konsumuar ushqim para se të dërgohej për trajtim në QKUK.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas burimeve, i revoltuar nga gjendja shëndetësore e djalit, Naser Krasniqi kishte shkuar në lokal duke kërkuar sqarime dhe përgjegjësi, me pretendimin se ushqimi i shërbyer aty kishte shkaktuar helmimin. Mosmarrëveshja mes palëve u tensionua, por ndërhyrja e shpejtë e Policisë shmangu përshkallëzimin në përleshje fizike.

Gjatë kontrollit të automjetit të Naser Krasniqit, zyrtarët policorë gjetën dhe sekuestruan një pistoletë të tipit Parabellum, prodhim turk, me një karikator dhe tre fishekë të kalibrit 9 mm. Edhe pse ai posedonte leje për armën, ajo u konfiskua pasi, sipas Policisë, mbahej në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Në vendngjarje dolën edhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të cilët kryen kontroll në lokalin në fjalë. Sipas procesverbalit të hartuar, nuk u konstatua asnjë parregullsi apo provë që do të mbështeste dyshimet për helmim ushqimor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Naser Krasniqi, Ylber Krasniqi dhe Zenun Gjota janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet lidhur me pretendimet për helmim dhe rrethanat e incidentit janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com
REKLAMË

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për brendin tuaj.

Reklamo Këtu