Ekskluzive | Hajnat bastisin vilën në bjeshkët e Pejës, vjedhin armën

0%

Një vjedhje e rëndë është raportuar në Bjeshkën e Jabllanicës së Vogël në Pejë, ku hajnat kanë hyrë me forcë në një vilë (stan), duke vjedhur armë, municion dhe pajisje pune, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është A.

M, 64 vjeçar, i cili rastin e ka denoncuar në Polici pasi, kur kishte shkuar në vilën e tij, kishte vërejtur se dera e hyrjes ishte hapur me forcë dhe brenda ishin demoluar disa sende. Sipas kallëzimit të tij, autorët kanë arritur të vjedhin një pushkë gjuetie me dy tyta, kalibër 12 GA, për të cilën posedonte leje, së bashku me 30 fishekë të saj.

Arma, sipas viktimës, ishte e fshehur pas një krevati, brenda mbrojtëses së saj. Përveç kësaj, hajnat kanë marrë edhe 100 fishekë të një arme tjetër, për të cilën pronari gjithashtu posedon leje, por arma nuk ndodhej në vilë dhe nuk është vjedhur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga objekti është vjedhur edhe një motor-sharrë e markës Stihl, ndërsa dëmi material vlerësohet rreth 200 euro, pa përfshirë vlerën e armës dhe municionit. Për rastin janë njoftuar njësitë e hetimeve dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”. Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe rikuperimin e sendeve të vjedhura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com
REKLAMË

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për brendin tuaj.

Reklamo Këtu