Bastisje në një lokal në Prishtinë, Policia zë shtatë persona duke

0%

Një aksion i Policisë së Kosovës ka goditur një lokal në Prishtinë, ku shtatë persona janë kapur duke luajtur bixhoz me letra, ndërsa në tavolinë u gjetën para të gatshme, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bastisja është zhvilluar rreth orës në një lokal në rrugën “Ismet Krasniqi”, ku njësitet policore, së bashku me hetuesit, kanë ndërhyrë pas dyshimeve për organizim të lojërave të fatit.

Në momentin e bastisjes, në lokal janë hasur M.A, rreth 27-vjeçar, B.A, rreth 38-vjeçar, S.K rreth 43-vjeçar, E.K. rreth 42-vjeçar, F.S rreth 34-vjeçar, V.S , rreth 34-vjeçar dhe K.M, rreth 50-vjeçar, të cilët dyshohet se po luanin bixhoz me letra.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas burimeve, mbi tavolinë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 200 euro para të gatshme, së bashku me letrat e bixhozit që dyshohet se përdoreshin për zhvillimin e lojës. Të pranishmit janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa pronari i lokalit, Behxhet Aliu, rreth 58-vjeçar, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Pas përfundimit të procedurave, personat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com
REKLAMË

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për brendin tuaj.

Reklamo Këtu