Trump lartëson Amerikën, sulmon komunizmin në festimet e 250-vjetorit

0%

Shpërndaje në: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje amerikanëve të mbrojnë liritë që themeluesit e kombit imagjinuan 250 vjet më parë, kundër asaj që ai e ka portretizuar si kërcënimin “komunist” të paraqitur nga demokratët progresiv.

Në një fjalim të mbajtur të premten në prag të Ditës së Pavarësisë, Trump e quajti ringjalljen e komunizmit si “një kërcënim vdekjeprurës për lirinë amerikane”. “Komunizmi është një kërcënim vdekjeprurës për lirinë amerikane. Është kërcënimi më i madh për vendin tonë, duke përfshirë Luftën e Parë Botërore, Luftën e Dytë Botërore, Pearl Harbor apo edhe 11 shtatorin”, theksoi ai.

Trumpi gjatë fjalimit të tij foli edhe për Iranin dhe Venezuelën, gjatë së cilës u krenua me performancën e Shteteve të Bashkuara. “E mundëm Venezuelën brenda një dite dhe e rrëzuam plotësisht Iranin. I dhamë një javë pushim për funeralin sepse jemi të mirë, është e vërtetë”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha
REKLAMË

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për brendin tuaj.

Reklamo Këtu