Krasniqi e Zadro përballë njëri tjetrit para meçit

0%

Një ditë para dueleve të spektaklit të boksit “Showdown for Legacy IV”, u zhvillua ceremonia zyrtare e matjeve të pjesëmarrësve. Të gjithë boksierët e kaluan me sukses peshimin dhe u përballën sy më sy me kundërshtarët e tyre, duke e rritur edhe më shumë emocionin në prag të gongut të parë.

Protagonisti kryesor i mbrëmjes, Ardian Krasniqi, do ta mbrojë titullin e tij WBO Intercontinental, ndërsa njëkohësisht do të synojë një hap tjetër drejt elitës, duke luftuar për titullin e kampionit të Evropës përballë kroatit Zadro. Krasniqi u shpreh se është përgatitur maksimalisht për këtë meç. “Jam përgatitur maksimalisht për këtë meç.

Çdo ditë e kampit ka qenë e vështirë, por ndihem në formën më të mirë të karrierës. E respektoj kundërshtarin, por nesër do të hyj në ring vetëm për fitore”, ka thënë ai. Boksieri, i cili deri më tani nuk njeh humbje në karrierën profesionale, falënderoi publikun shqiptar për përkrahjen e madhe që i ka dhënë gjatë gjithë përgatitjeve.“Mbështetja e tifozëve shqiptarë më jep motivim shtesë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Do të jap gjithçka në ring për t’i bërë krenarë”, ka thënë ai. Spektakli “Showdown for Legacy IV” do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK, të shtunën, duke filluar nga ora .

Burimi: Bota Sot