Gruaja raporton se u sulmua nga bashkëshorti në Pejë, ndërhyjnë edhe zjarrfikësit për hapjen e derës

0%

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 26 qershor, rreth orës , në rrugën “Adem Jashari”.

Pas raportimit, patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes, por dera e banesës ishte e mbyllur, pasi çelësi ishte thyer. Për këtë arsye, në lokacion janë thirrur edhe zjarrfikësit, të cilët me pëlqimin e palëve e kanë hapur derën me forcë. Brenda banesës, viktima ka njoftuar Policinë se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Të dy janë shoqëruar në Stacionin Policor dhe janë intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje për arsye banale, i dyshuari e kishte rrotulluar tavolinën dhe e kishte goditur disa herë me shkelma në këmbë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas deklarimit të saj, më pas ajo kishte telefonuar babain e saj që të shkonte në banesë, ndërsa i dyshuari dyshohet se i kishte kërcënuar. Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe i dyshuari dhe dëshmitari. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com