Ndeshja mes Jordanisë dhe Argjentinës, e vlefshme për Grupin J, nuk ka më asnjë mister për të zgjidhur për të dy skuadrat. Argjentina është e sigurt për vendin e parë ndërsa rivalja e saj pas dy ndeshjeve pa pikë nuk kërkon më asgjë nga ky turne.
Kjo situatë, kombinuar me faktin se mori një pyetje prej një gazetari ikonë, i cili që ndodhej në sallën e konferencës për shtyp në Dallas bëri që Lionel Scaloni të thyente një rregull, të cilit i përmbahej gjithmonë. “Lionel Messi e nis ndeshjen nga stoli. Po e bëj këtë përjashtim duke treguar formacionin vetëm sepse ju kam ju përballë”, iu drejtua Lionel Scaloni, Enrique Macaya Márquez.
Për gazetarin 91-vjeçar ky është edicioni i 18-të i finaleve të Botërorit që rrëfen dhe prania e tij në Teksas bëri që ulja në stol e Messi-t të kalonte në plan të dytë. “ Të gjithë ata që do të luajnë meritojnë që të jenë në fushë. Messi do të aktivizohet në pjesën e dytë. Se për sa minuta nuk e kemi vendosur akoma ”, tha Scaloni, i cili pritet t’i besojë sulmin dyshes Martinez-Alvarez.
