Një person është kapur me substancë të dyshuar narkotike në Fushë Kosovë, gjatë një kontrolli policor, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 26 qershor, rreth orës , në rrugën “Bedri Pejani”.
Burimet bëjnë të ditur se gjatë kontrollit sipërfaqësor ndaj të dyshuarit B.B., Policia ka gjetur në çantën e tij një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Pas matjes, substanca ka rezultuar me peshë 4.49 gramë. I dyshuari është intervistuar dhe dyshohet se ka deklaruar se substanca ishte e tij.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
