Klopp te Gjermania, Wenger ngre pikëpyetje

0%

Shpërndaje në: Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, ka ngritur dyshime nëse ardhja e Jurgen Kloppit do të jetë e mjaftueshme për të zgjidhur problemet e thella brenda Përfaqësueses së Gjermanisë. Sipas Wengerit, problemet e Gjermanisë nuk zgjidhen vetëm me ndryshimin e trajnerit. Gjermania u eliminua nga Paraguai në 1/16 e finales së Kupës së Botës.

Pas eliminimit, nga posti i selektorit vendosi që të jepte dorëheqje, Julian Nagelsmann. Vendin e Nagelsmannit pritet që ta zë ish-trajneri i njohur i Liverpoolit, Klopp. Zyrtarizimi i Kloppit te Gjermania pritet të ndodhë së shpejti. “Në Gjermani ka probleme më të mëdha. Përsëri, nuk po e vë në dyshim aspak cilësinë e tij.

Por nuk e di nëse ai i vetëm mund t’i zgjidhë të gjitha problemet e futbollit gjerman. Ai është një njeri i zgjuar dhe këtë e di edhe vetë”, ka thënë 76-vjeçari, shkruan të martën “Goal”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha