Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijshëm në një pjesë të Podujevës do të ndërpritet deri nesër, si pasojë e dëmtimit të një gypi. Sipas njoftimit, dëmtimi i gypit me diametër Ø250 është shkaktuar nga një kompani private në rrugën “Brigadat”.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet pasi kompania përgjegjëse të kryejë sanimin e dëmtimit. “Ju njoftojmë se, si pasojë e dëmtimit të gypit Ø250 nga një kompani private në rrugën “Brigadat”, furnizimi me ujë të pijshëm do të ndërpritet deri nesër, kur pritet që kompania përgjegjëse të kryejë sanimin e dëmtimit.”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!