Arne Slot hedh kandidaturën për t’u bërë trajner i Holandës

0%

Arne Slot është ndër emrat në listë për të pasuar Ronald Koeman si trajner i Holandës. Kontaktet fillestare kanë ndodhur tashmë, siç raporton “Sky Sport DE”, që shton se edhe Ten Hag është gjithashtu në garë. 47-vjeçari Slot vjen nga një aventurë 2-vjeçare si trajner i Liverpool, ku fitoi edhe titullin në Premier League një vit më parë, por sezonin e dytë hasi vështirësi.

Ai ka drejtuar disa ekip në kampionatin holandez, të cilin e njeh mirë. Stoli i Holandës aktualisht është pa trajner pas largimit të Koeman, që u kritikua pas eliminimit të hershëm të kombëtares “tulipane” nga Botërori. Të gjithë presin që trajneri i ri të sjellë një frymë të re në ekip.

Mësohet se Slot ka edhe mbështetjen e kapitenit Virgil Van Dijk për të marrë drejtimin e kombëtares, duke qenë se kanë punuar bashkë te “reds”. Slot ka refuzuar disa oferta pas largimit nga Liverpool, përshi edhe Milan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot