Sukses i madh për talentin me prejardhje nga Kosova, Bayern i beson

0%

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, do të jetë pjesë e ekipit të parë të Bayern Munichut në sezonin e ri, pasi klubi gjerman ka vendosur ta përfshijë në planet e skuadrës kryesore.

Bayerni ka konfirmuar të martën se mesfushori 20-vjeçar do t’i nisë përgatitjet me ekipin e parë pas përfundimit të huazimit te Heidenheimi, ku sezonin e kaluar fitoi përvojë në elitën e futbollit gjerman. Ibrahimoviq tashmë rikthehet në Munih me synimin për të bindur stafin teknik dhe për të siguruar sa më shumë minuta në fanellën e kampionit të Gjermanisë.

Mesfushori ofensiv vlerësohet si një prej talenteve premtuese të klubit bavarez, ndërsa në edicionin e ri do të tentojë të fitojë një vend në formacionin e parë të Bayernit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com