Kampion me Trepçën ’89 dhe dalja në Evropë – Florent Hasani kujton kohën në Mitrovicë

0%

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Florent Hasani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken. Gjatë bisedës, Hasani u ndal te fillimet e tij si futbollist i ri, duke kujtuar sfidat dhe zhvillimin e tij te Trepça 89’, klub ku u formësua si lojtar.

“Trepça ’89 ka qenë njëra ndër periudhat më të mira të karrierës. Kam qëndruar dy vite e gjysmë. Viti i parë ka qenë problematik për mua, si lojtar i ri 18-vjeçar”. “Ai sezoni pati përfunduar si përfundoi. E patëm filluar shumë mirë në vend të parë disa ndeshje pa humbje, pastaj kemi ra”.

“Përfundon viti i parë dhe klubi vendos që në vitin e dytë me hy vetëm me lojtarë të rinj, me talenta”. “Na lanë lojtarë me përvojë vetëm Shpëtim Idrizin, Ilir Izmakun, Edon Pasomën dhe gjithë lojtarët tjerë 19-20 vjeç dhe e mbaj mend në të gjitha mediat kemi qenë kandidati i parë për të rënë nga liga”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Por kemi bërë përgatitje shumë të mirë, çdo ditë kemi punuar shumë edhe kur kemi filluar ndeshjen e parë me Gjilanin 1-1 ka qenë rezultati, kemi pasur dy kartona të kuq dhe fitojmë ne 1-2 me golin tim në minutën e 85-të diku. Që nga ajo ndeshje nuk kemi pasur të ndalur fare”, ka rrëfyer Hasani.

Episodin e plotë me Florent Hasanin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi