Shpërndaje në: Granit Xhaka dhe trajneri Xabi Alonso kanë të përbashkëta të shumta, pasi kanë punuar së bashku te Bayer Leverkuseni dhe patën suksese historike me klubin gjerman. Projekti dyvjeçar te Leverkuseni do të mbetet i paharrueshëm në historinë e Bundesligës, falë titullit dhe Kupës së Gjermanisë të fituar në vitin 2024.
Në sezonin e parë së bashku, Alonso bashkë me kapitenin dhe liderin e padiskutueshëm të Zvicrës dhe Sunderlandit, skuadrës aktuale, shkëlqyen më shumë se Bayern Munichu. Bayer Leverkuseni e përfundoi sezonin pa humbje dhe e fitoi titullin e parë në histori. Xhaka e admiron shumë teknikun spanjoll. “Aspekti njerëzor më ka impresionuar në bisedat direkte me të.
Mënyra se si ai reagon nën presion si trajner, si reagon ndaj gabimeve, mënyra se si komunikon me ne është e mrekullueshme”, kishte thënë Xhaka në intervistën e fundit me “Blickun”. Edhe Alonso ka qenë i impresionuar me mënyrën mjeshtërore të formësimit të Sunderlandit me Xhakën.
