Vazhdojnë përgatitjet, fermerët dhe ekspertët presin rendimente të larta

0%

Përgatitjet për korrjet janë duke u zhvilluar në mënyrën më të mirë, me qëllim që procesi i korrje-shirjeve të përmbyllet në kohën optimale dhe të arrihen rezultate sa më të mira në cilësi dhe sasi të grurit, thonë fermerët dhe ekspertët e kësaj fushe.

Me afrimin e ditëve të korrjeve, në fushat e Kosovës po intensifikohen përgatitjet për një nga periudhat më të rëndësishme të vitit bujqësor.

Sezoni i korrje-shirjeve nuk paraqet vetëm një aktivitet bujqësor, por një hallkë të rëndësishme të sigurisë ushqimore dhe forcimit të prodhimit vendor, duke dëshmuar rolin e pazëvendësueshëm të bujkut kosovar në furnizimin e vendit me bukë nga toka e vet. “Tash fillon përgatitja e autokombajnave që të mos kemi telashe kur të hyjnë në parcela.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata që i kanë autokombajnat duhet t’i servisojnë, që të mos jetë gruri në fusha e të mos e hedhin” , tha Valon Vehapi, fermer.

“Aktualisht ndodhemi në përcjellje të nënfazës së parë të pjekurisë qumështore, pastaj do të vijë ajo dyllore dhe më pas pjekuria e plotë, që këtu në vendin këtu jemi në Lipjan, do të thotë, matematikisht, se mund ta presim fushatën e korrje-shirjeve për 15, eventualisht 18 ditë ”, tha Imer Rusinovci, ekspert i fushës së bujqësisë.

Mbështetja e fermerëve nuk është vetëm investim në bujqësi, por edhe investim në sigurinë ushqimore, zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e prodhimit vendor. “Çka e kemi një sfidë shumë të rëndë këtë vit është çështja e çmimit. Dhashtë Zoti dikush intervenon, bën diçka, që të mos na ndodhë ajo që po shohim se po përgatitet.

Nëse dalin me ato çmime, ne nuk kemi mundësi kurrsesi ta mbulojmë koston e prodhimit që e kemi sjellë deri këtu”, tha Valon Vehapi, fermer.

“Ne nuk jemi faktor që e përcaktojmë çmimin e grurit, ato e përcakton berza ndërkombëtare, këtu duhet të ndihet pak m shumë dora e shtetit që të ndihmohen fermerët e vyer që të ndihmohet prodhimi për njësi sipërfaqësore ndoshta që dallohet te kulturat strategjike m kultura tjera profitabile që përfitimet janë shumë më të mëdha”, tha Imer Rusinovci, ekspert i fushës së bujqësisë.

Në prag të sezonit të korrjeve, fermerët i presin rezultatet e punës së tyre me optimizëm, por edhe me shqetësim për çmimin grumbullues të grurit, i cili duhet të jetë i qëndrueshëm për të mbuluar mundin dhe shpenzimet e tyre.

Burimi: Bota Sot