Jona Krasniqi i bashkohet Skenderajt

0%

Volejbollistja Jona Krasniqi ka arritur marrëveshjen me klubin e Skenderajt. Krasniqi ka luajtur me sukses për të gjitha grupmoshat e kombëtares së Kosovës. Skenderaj pritet të jetë më i fortë me Krasniqin. “KV Skenderaj ka kënaqësinë të prezantojë afrimin e radhës për sezonin 2026/2027.

Jona Krasniqi i bashkohet ekipit tonë në pozitën e pasueses, si një nga talentet më premtuese të volejbollit kosovar. Jona pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë.

Karrierën e saj e ka nisur të KV Suti Sport, ndërsa sezonin 2025/2026 ishte pjesë e KV Fushë Kosova. \Në nivel ndërkombëtar, Jona ka përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës në të gjitha kategoritë e moshave: U19, U20, U21 dhe U22. Falë paraqitjeve të saj të vazhdueshme, nga viti 2025 – 2026 është pjesë edhe e Kombëtares Seniore të Kosovës:, ka njoftuar KV Skenderaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot