Macron bëri vrap në rrugët e Ankarasë para samitit të NATO-s

0%

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka tërhequr vëmendjen pasi është parë duke vrapuar nëpër rrugët e Ankarasë para samitit të NATO-s. Macron vrapoi në Parkun Segmenler në lagjen Cankaya të qytetit, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe pothuajse të gjitha ambasadat e huaja. I shoqëruar nga forcat e tij të sigurisë, Macron përshëndeti kalimtarët gjatë vrapimit.

Fransa Cumhurbaşkanı Macron, Ankara sokaklarında sabah koşusu yaparken görüntülendi. pic.twitter.com/5TBHZFeyDC — BBO Sports (@bbosports) July 8, 2026 Krerët e shteteve të NATO-s ndodhen në Ankara më 7-8 korrik për samitin e aleancës. Takimi ka në fokus në zbatimin e angazhimeve për shpenzimet e mbrojtjes të dakordësuara në samitin e vitit 2025 dhe mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Burimi: Bota Sot