Ishte duke bërë xhiro me skuter në qytet/ Qëllohet me armë zjarri

0%

Një 33-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri teksa po lëvizte me një skuter në zonën e Porta Capuanës, në Napoli. Sipas autoriteteve italiane, efektivët e Policisë së Shtetit mbërritën në vendngjarje rreth orës të mëngjesit, pas raportimeve për të shtëna me armë.

I plagosuri u transportua me urgjencë drejt Spitalit Pellegrini, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët dhe motivin e sulmit. Sipas Corriere del Mezzogiorno, viktima është identifikuar si Alessandro Grivano.

Burimi: Bota Sot