Asllani ëndërron Barcën, Dortmundi në pritje

0%

Shpërndaje në: Fisnik Asllani mbetet në listën e lojtarëve që po ndiqen nga afër nga Barcelona. Mediumi spanjoll “Sport” ka raportuar se paraqitjet e Fisnik Asllanit me Hoffenheimin në edicionin e fundit kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Barcelonës.

Interesimi i gjigantit katalunas ka komplikuar planet e Borussia Dortmundit, që prej kohësh po punon për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit të Kosovës. Mësohet se Asllani ka vendosur t’i vonojë negociatat me Dortmundin, pasi po pret një mundësi për të kaluar te Barcelona. Drejtuesit e Barçës kanë kontaktuar me menaxherin e Asllanit.

Dëshira e 23-vjeçarit është që të transferohet në “Camp Nou”. Vendimi përfundimtar do t’i takojë trajnerit të Barçës, Hansi Flick. Asllani shihet si zëvendësues ideal i Ferran Torresit që mund të largohet nga Barça për t’u transferuar te Paris Saint-Germaini.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha