Në Prizren u mbajt Marshi i Paqes në përkujtim të viktimave të

0%

Me rastin e 31-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, në Prizren u organizua një marsh përkujtimor. Marshi i Paqes, i mbajtur me moton “Mos e Harro Srebrenicën”, mblodhi qytetarë nga komunitete të ndryshme etnike, duke përcjellë mesazhe paqeje dhe solidariteti.

Marshi, i organizuar nga Shoqata “Sharski Behar” dhe i zhvilluar në qendër të qytetit, mblodhi politikanë, përfaqësues institucionesh dhe qytetarë të shumtë nga komunitetet shqiptar, boshnjak dhe turk.

Pjesëmarrësit zhvilluan një marshim të heshtur me pankarta ku shkruhej “Mos e Harro Srebrenicën”, në kujtim të 8.372 viktimave boshnjake të vrara gjatë gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë. Gjatë marshit u mbajt një minutë heshtje në nderim të viktimave, ndërsa pjesëmarrësit përcollën mesazhe të unitetit, bashkëjetesës dhe paqes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këtë aktivitet u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës për tragjeditë e së kaluarës dhe domosdoshmëria që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Burimi: Bota Sot