“E pabesueshme”, kunata e Taylor Swift Kylie, rrëfen përshtypjen e

0%

Kylie Kelce, kunata e re e Taylor Swift, ka ndarë reagimin e saj pas dasmës spektakolare të këngëtares me yllin e NFL-së, Travis Kelce, e cila u zhvillua në Madison Square Garden në New York. 34-vjeçarja, e martuar me vëllain e Travis Kelce, Jason Kelce, e përshkroi ceremoninë luksoze me një fjalë të vetme: “e pabesueshme”.

Ajo foli për eventin gjatë një daljeje publike, ku u shfaq krah bashkëshortit të saj, ish-lojtarit të NFL-së, shkruan DailyMail. Edhe Jason Kelce ndau përshtypjet e tij për dasmën, duke e cilësuar atë si një përvojë “të mrekullueshme” dhe një moment plot argëtim.

Ish-ylli i Philadelphia Eagles u shpreh me humor edhe për festimet, duke pranuar se kishte konsumuar më shumë se 15 birra gjatë mbrëmjes. Taylor Swift dhe Travis Kelce u martuan më 3 korrik në një ceremoni që thuhet se kishte rreth 1000 të ftuar dhe një kosto prej afro 50 milionë dollarësh (rreth 44 milionë euro).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Eventi u shoqërua me shumë detaje luksoze, përfshirë dhurata të shtrenjta për disa të ftuar dhe një organizim madhështor që tërhoqi vëmendjen e fansave në mbarë botën. Marrëdhënia mes familjes Kelce dhe Taylor Swift është forcuar gjatë viteve të fundit, ndërsa Kylie Kelce dhe këngëtarja janë parë shpesh bashkë në ndeshjet e Travis dhe në evente familjare.

Burimi: Telegrafi