Agim Ibraimi i paraqet dorëheqjen presidentit Demi

0%

Partizani ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, që starton më 22 gusht me javën e parë të kampionatit. Edicioni i fundit ishte i dështuar për të kuqtë, pasi mbetën jashtë Kupave të Europës. Presidenti Demi i ka besuar stolin për sezonin e ri rumunit Florin Bratu. Mirëpo, duket se pas zyrtarizimit të tij, kanë lindur edhe pakënaqësitë e para.

Fakt është që trajneri rumun nuk ka qenë një preference direkte e drejtorit sportive. Në këto kushte, mësohet se Agim Ibraimi ka paraqitur dorëheqjen te presidenti Demi. Ky i fundit ende nuk e ka konfirmuar diçka të tillë, por gjasat janë që të mos ketë kthim pas.

Mënyra se si po operon klubi sa i përket merkatos, duket se ka lënë një hendek të madh mes palëve, duke bërë që Ibraimin të largohet. Bashkë me drejtorin sportiv, është ndarë së fundmi me klubin edhe mesfushori Kamer Qaka. Që prej përfundimit të sezonit 2025-2026, Partizani njeh vetëm largime, ndërsa klubi nuk ka konfirmuar asnjë afrim deri më tani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, drejtuesit e kuq kanë dhënë miratimin e tyre që dy lojtarë të luajnë në formë huazimi në Kupat e Europës te Dinamo dhe Vllaznia, pikërisht sulmuesit Fadairo dhe Toma.

Burimi: Bota Sot