Shpërndaje në: Nga 10 deri më 18 korrik do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, për shkak të disa punimeve që do të bëhen aty. Komuna e Prishtinës njoftoi itinerarin që do të ndërrojë për dy linja të Trafikut Urban, 3 dhe 4.
Devijimi i linjave do të jetë vetëm në drejtimin e ardhjes, konkretisht në segmentet rrugore të linjës numër 3: Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xhevë Lladrovci → Astrit dhe Arbnor Dehari → Rrethi i Matit Linja. Kurse për linjën numër 4: Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xheladin Rekaliu → Matiqan.
Në drejtimin Matiqan – Parku i Gërmisë (Linja nr. 4) dhe Rrethi i Matit – Bardhosh (Linja nr. 3), qarkullimi do të zhvillohet sipas itinerarit të rregullt.
