Zvicra dhe Kanadaja për kreun, Bosnja dhe Katari për të shpresuar ende për fazën tjetër

0%

Sonte luhen dy ndeshjet e fundit për grupin A në Kupën e Botës, ku do përcaktohet renditja finale. Në Vancouver do takohen Kanadaja dhe Zvicra, të cilat udhëheqin grupin A me nga 4 pikë. Përballja direkte e sotme do të përcaktojë vendin e parë në grup. Ndeshja tjetër është mes Bosnje-Hercegovinës dhe Katarit, të dyja me nga një pikë.

Sfida do të luhet në Seattle dhe do të përcaktojë vendin e tretë, me shpresën që do të jetë një nga 8 më të mirat për të vazhduar më tej. Zvicra – Kanada Zvicra: Kobel; Jaquez, Elvedi, Akanji, Ricardo Rodríguez; Xhaka, Manzambi, Sow, Freuler; Vargas, Embolo. Kanada: Crépeau; Johnston, De Fougerolles, Cornelius, Laryea; Choiniere, Saliba, Buchanan, Ali Ahmed; Jonathan David, Larin.

Burimi: Bota Sot