Zyrtari i VV-së, Avni Zogiani ka reaguar pas incidentit në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Zogiani, përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar Kadriajt duke e kritikuar për veprimin e saj dhe duke renditur disa çështje për të cilat ai pretendon se do ta “justifikonin” një reagim të tillë ndaj Kurtit.
Në fund, ai ka përfunduar me ironi: “Nëse e kur vjen kjo ditë, Time, t’i blej vezët dhe dalim e gjuajmë bashkë Albinin!” Postim i plotë: Time, Gjuaj ti vezë, dhe t’premtoj që unë t’i paguaj, por vetëm atëherë: – Kur Albini i fal 8200 hektar një shteti fqinj, siç bëri shefi yt – Kur Albini sjell Radojçiqët në qeveri dhe thotë, këta janë zot shpie në Kosovë, siç bën shefi yt – Kur Albini bën miliona pasuri të pashpjegueshme, siç bën shefi yt – Kur Albini fal 50 milionë euro taksa për kompanitë që shesin ujin që e marin pothuajse pa pare, siç bën shef yt – Kur Albini thotë duhet falur krimet e luftës, siç bënë kolegët tu opozitar e ti nuk reagove kurrë – Kur Albini voton një Gjykatë “ndërkombëtare” kundër UÇK Etj, etj.
Nëse e kur vjen kjo ditë, Time, t’i blej vezët dhe dalim e gjuajm bashkë Albinin!
