Kruja nuk shpëton nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri.

0%

Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në Krujë, duke rrezikuar një biznes në zonë. Aktualisht, në territorin e Krujës janë dy vatra zjarri nën monitorim. Ndërsa strukturat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur objektet pranë vatrave.

Situata po monitorohet nga autoritetet, ndërsa ekipet në terren janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit të situatës.

Burimi: Bota Sot