ZKA: Të gjitha pronat e shfrytëzuara nga UP në vlerë mbi 1 mijë euro nuk janë në regjistër të pasurive kapitale

0%

Të gjitha pronat që janë në shfrytëzim të Universitetit të Prishtinës nuk janë të përfshira në regjistrin e pasurive kapitale, të cilat kapin vlerën mbi 1 mijë euro. Kjo është njëra nga gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) e cila ka prodhuar faktin se pasuria kapitale me vlerë mbi 1 mijë euro nuk është prezantuar në vlerën e plotë dhe të saktë.

Pronat për të cilat e ka fjalën ZKA janë: objekti dhe parcela e Rektoratit të UP-së, kampusi universitar që përfshinë – objektet e Bibliotekës Kombëtare, Fakulteti Filozofik, Fakulteti Filologjik, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, Fakulteti i Edukatës Fizike dhe të Sportit, Fakulteti Ekonomik dhe ai Juridik, Fakulteti i Edukimit, Fakulteti i Vjetër Teknik (sesioni i Arkitekturës) dhe objekti i ri i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

“Këshilli Drejtues i UP-së kishte emëruar komisionin ndërinstitucional për çështje pronësore të UP-së, i cili kishte arritur t’i sigurojë dokumentet e parcelave për objektet e UP-së. Megjithatë këto prona ende nuk janë regjistruar në regjistrin zyrtar të pasurive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për shkak të natyrës së çështjes, auditori nuk ka arritur të identifikojë vlerën financiare të mos-regjistrimit, por gabimi konsiderohet material në aspektin e keq-deklarimit.” – thuhet në raportin e ZKA-së për UP-në.

ZKA përmend se këtë çështje e kishin trajtuar edhe në raportet tjera për disa vite me radhë dhe konsiderojnë se gjendja e trashëguar ndër vite është “rezultat i mungesës së veprimeve konkrete të menaxhmentit.” Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës i udhëhequr nga rektori Arben Hajrullahu thuhet se është pajtuar me këtë gjetje të ZKA-së.

“Rektori duhet të ndërmarrë veprime për identifikimin e pronave dhe evidentimin e tyre në regjistër, me qëllim që të gjitha pasuritë kapitale që i takojnë dhe janë në shfrytëzim të UP-së të përfshihen në regjistrat e pasurive dhe të prezantohen në PFV për vitin 2026.” – i ka rekomanduar ZKA menaxhmentit të UP-së.

Raporti i ZKA-së për UP-në ka rezultuar me 6 rekomandime, të cilat janë të përsëritura. Kurse, për rekomandimet e vitit të kaluar, ZKA thotë se Universiteti i kishte zbatuar dy prej nëntë rekomandimeve të dhëna dhe një është mbyllur. Sipas ZKA, UP në vitin 2025 ka shpenzuar 30 mijë e 478 euro e 129 centë apo 90% e buxhetit final me një zvogëlim prej 5% krahasuar me vitin 2024.

Zyra Kombëtare e Auditimit i ka dhënë Opinion të kualifikuar Universitetit të Prishtinës në Raportin e auditimit për Pasqyrat financiare për vitin 2025. Opinioni i kualifikuar është Opinioni i dytë më i mirë që u jepet institucioneve pas Opinionit të pamodifikuar. Ky Opinion jepet kur ka keqdeklarime dhe mospajtueshmëri në Pasqyrat financiare.

Raportin e plotë të auditimit të UP-së për vitin 2025 mund ta gjeni në këtë LINK .

Burimi: Kallxo