Shpërndaje në: Faza nokaut e Kupës së Botës nis të dielën dhe tani FIFA planifikon të ndryshojë një rregull për penallti. Ndryshimi ka të bëjë me hedhjen e monedhës. Aktualisht, gjyqtarët e hedhin monedhën dy herë, një herë për të vendosur se kush do të gjuajë i pari dhe një herë tjetër për të caktuar se në cilën portë do të ekzekutohen penalltitë.
Tani synohet të bëhet vetëm një hedhje e monedhës dhe fituesi do të vendosë për ta caktuar portën ku do të gjuhen penalltitë, apo kush do të gjuajë fillimisht. Humbësi do ta ketë shansin për zgjedhjen tjetër. Arsyeja e ndryshimit të rregullit është finalja e Ligës së Kampionëve, pasi Arsenali dy herë nuk ia qëlloi në hedhje të monedhës. Ndryshimi i rregullit për synim e ka drejtësinë.
