Shpërndaje në: Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit do të intervistohen më 1 korrik. Në një njoftim dërguar mediave thuhet se intervistomi do të mund të monitorihet nga palët e interesuara.
KPK-ja ka njoftuar se hartimi i pyetjeve do të filloj në ora , ndërsa intervistat do të fillojnë nga ora , në objektin e KPK-së, në sallën e takimeve në katin e gjashtë.
“Njoftohen të gjithë të interesuarit që t’u përmbahet të gjitha rregullave dhe orareve të përcaktuara nga KPK-ja dhe me mirëkuptim luten që për shkak të hapësirës së kufizuar, të konfirmojnë emrin e një përfaqësuesi/monitoruesi duke kontaktuar Zyrën pёr Komunikim Publik në adresën: [email protected] deri më datë ”, thuhet në njoftim.
Pesë prokurorët që janë konfirmuar si kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit janë Atdhe Dema, prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Rafet Halimi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi – kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Në mesin e kandidatëve nuk është kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, të cilin KPK-ja e pati zgjedhur në konkursin e rreth tre vjetëve më parë. Në tetor të 2023-tës, presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e pati dekretuar Isufajn me arsyetimin se janë shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes.
Që nga ajo kohë, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit është udhëhequr me ushtrues detyre. ORARI I INTERVISTAVE -KANDIDATËT PËR KRYEPROKURORË TË SHTETIT E mërkurë, Takimi i Panelit Vlerësues për hartimin e pyetjeve standarde (tri orë para fillimit të intervistave) 1. z. Atdhe Dema nga ora PAUZA – 2. z. Naim Abazi nga ora 3. z. Rafet Halimi nga ora 4. z. Shqipdon Fazliu nga ora 5. z.
Zejnulla Gashi nga ora
