Një person është arrestuar pasi një 26-vjeçar humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më , rreth orës . “Viktima, mashkull kosovar, është lënduar nga një mjet pune derisa ishte duke kryer detyrat e tij në vendin e punës. Si pasojë e lëndimeve të marra, ai ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Humb jetën 26-vjeçari në një objekt ndërtimi në Prizren, u godit nga një pjesë e pajisjes së punës Në raport thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia njofton se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
