Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar katër raste të dhunës në familje. Rastet e raportuara janë nga Fushë Kosova, Peja, Mitrovica e Jugut dhe Gjilani. Rastet e raportuara: Fushë Kosovë / . Me datën janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë nën dyshimin se me datën e cekur kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt. Gjilan/ – . Me datën është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese e shqetësuese viktimës kosovare. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Pejë / – .
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. Mitrovicë Jug / – . Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare.
Nuk raportohet për lëndime, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
