Shpërndaje në: Lionel Messi ka shkruar histori. Ai është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës. Messi shënoi golin e 17-të në Kupën e Botës për Argjentinën kundër Austrisë. Messi në ndeshjen e parë ndaj Algjerisë shënoi “hat-trick” dhe barazoi rekordin e Miroslav Kloses së Gjermanisë për gola të shënuar.
Por me golin ndaj Austrisë, Messi ka arritur në shifrën e 17-të golave në Kupa të Botës, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës. Messi shënoi supergol në minutën e 38-të për rezultatin 1:0, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë. Messi shënoi gol me asistim të Facundo Medinas.
Për Messin ishte goli i katërt në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Para se të shënonte golin e katërt, Messi humbi penallti në minutën e nëntë. Pas penalltisë së humbur, Messi humbi edhe dy raste të mira, në minutën e 18-të dhe 32-të. Por ai ishte i pagabueshëm në minutën e 38-të duke realizuar golin për epërsinë 1:0 të pjesës së parë.
Ndeshja ndërmjet Argjentinës dhe Austrisë po luhet në Teksas dhe i takon Grupit J të Kupës së Botës.
