Bahtiri: Opozita nuk po lufton për kauzë, por për pushtet

0%

Agim Bahtiri ka kritikuar ashpër sjelljen e disa deputetëve të opozitës në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si të turpshme dhe irrituese, veçanërisht në prani të mërgimtarëve. Ai ka thënë se nuk mund të krahasohen veprimet e sotme të opozitës me protestat e Albin Kurtit një dekadë më parë, pasi, sipas tij, Kurti atëherë kishte “kauza” për mbrojtjen e shtetit dhe sovranitetit.

Bahtiri akuzon opozitën se sot po përdor dhunën dhe kaosin jo për interesa shtetërore, por për të rikthyer pushtetin. Sipas tij, kjo u dëshmua edhe nga bashkëpunimi me Listën Serbe për sigurimin e kuorumit në Kuvend. Ai pretendon se opozita po synon zgjedhjet e reja vetëm për ta larguar Kurtin nga pushteti.

“Mos e ngatërroni KAUZËN me KAOSIN”, ka shkruar Bahtiri, duke shtuar se pushteti nuk mund të merret përmes dhunës dhe kaosit. Postimi i plotë: ATA QË JANË TË ETUR PËR PUSHTET, NUK MUNDEN KURRË TA RRËZOJNË NJË NJERI QË LUFTON PËR SHTET, EDHE NËSE BËHEN TË GJITHË BASHKË KUNDËR TIJ!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot ishte tejet irrituese dhe e turpshme sjellja e disa deputetëve të opozitës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Mërgimtarët tanë që sot vizituan Kuvendin kanë dashur të dëgjojnë fjalë të mira, të shohin seriozitet, dinjitet e respekt për Republikën. Jo përplasje, jo britma, jo ujë e deri edhe përleshje fizike.

Dhe pastaj vjen arsyetimi i kësaj opozite famëkeqe ku thonë: “Edhe Albin Kurti ka bërë kështu para një dekade.” Po. Ka bërë. Por ka një dallim që nuk mund ta fshihni me asnjë propagandë: Albin Kurti kishte KAUZA. Kauza për të cilat ngulte këmbë. Kauza për të cilat protestonte.

Kauza përmes së cilave ua pamundësonte juve që të nënshkruanit marrëveshje të dëmshme për Kosovën, për shtetin dhe për sovranitetin e saj, siç edhe nënshkruat marrëveshje ku ia dhatë Malit të Zi 8200 hektarë, Zajdenicën, amnisti ndaj kriminelëve e deri edhe te pika kulmuese ku dëshironit të i ipnit tokë edhe Serbisë, deri në Urë të Ibrit, që të mos mundemi t’i gjejmë asnjëherë varrezat masive të më të dashurve tanë në Veri, ku sot pas shtrirjes së sovranitetit po i gjejmë të gjitha.

Këtë e di unë jashtëzakonisht mirë. Më mirë së të gjithë të tjerët. Po ju sot për çfarë kauze po hidhni ujë e vezë? Për çfarë po përplaseni? Për një kauzë shtetërore? Për sovranitetin? Për interesin e qytetarëve? Jo. Kauzë e juaja është që të ktheni miqtë tuaj të vjetër, siç është Radojçiqi me grupin e tij.

Kjo u pa edhe mbrëmjen e së premtës së kaluar, ku dëshironit ta ruanit Kushtetuten e Republikës së Kosovës, duke ua bërë kuorumin Lista Serbe!! A Lista Serbe po e dashka më shumë Kosoven se LVV-ja a? More të mjerë! Sot po shohim një opozitë të kapur nga frika. Po bëjnë gjithçka që vendin ta çojnë në zgjedhje, vetëm që të provojnë ta largojnë Albin Kurtin nga pushteti, sa më parë. E pse?

E dijnë ata vet. Mos e ngatërroni KAUZËN me KAOSIN. Mos e krahasoni një dekadë më parë me atë që po bëni ju sot. Atëherë Albin Kurti përplasej që ta mbronte Kosovën. Sot ju, me ndihmen e Listës Serbe po përplaseni që ta merrni pushtetin. Pushteti nuk mund të merret asnjëherë me dhunë e kaos! Pikë.

Burimi: Bota Sot