Shpërndaje në: Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për kanosje ndaj personit zyrtar dhe dëmtim të pasurisë. Ai dyshohet se ka kanosur verbalisht me vrasje katër zyrtarë policorë gjatë kohës kur ata ishin duke kryer detyrat e tyre zyrtare. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës .
Po ashtu, sipas policisë, i dyshuari ka dëmtuar një kompjuter brenda një zyre në stacionin policor. Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
