Tërhiqen nga tregu mbi 5 mijë njësi të produkteve të qumështit të

0%

Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka tërhequr nga tregu 5 mijë e 278 njësi të produkteve të qumështit të evidentuara me mospërputhje. Inspektimi është realizuar përmes 8 ekipeve të inspektorëve në marketet e mëdha në regjionet e Mitrovicës, Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Lipjanit dhe Shtimes.

“Gjatë kontrolleve janë evidentuar 7 produkte me mospërputhje, të përcaktuara në raportet zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të cilat janë gjetur në raftet e operatorëve ekonomikë të inspektuar: Holla Barista 3.8%, 1 litër; Crem për pite Bylmeti; Holla Cooking Crem, 1 litër; Qumësht My Cow 3.2%, 1 litër; Mazë tradicionale Drena; Mazë tradicionale Milket; Krem për pite Bianco, 700 g.” – thuhet në .

Tërheqja e këtyre produketeve ka ndodhur për shkak të raporteve zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të datës dhe , sipas të cilave në disa produkte qumështi ka prani të vajit të palmës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Janë urdhëruar qendrat e operatorëve ekonomikë që kanë rrjete marketesh në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës që të largojnë nga shitja produktet e evidentuara në raportet e AUV-së.” – njofton Inspektorati.

Inspektorati ka thënë po ashtu se do të vazhdojë monitorimin dhe inspektimin e tregut, ndërsa të gjitha produktet e qumështit për të cilat është evidentuar mospërputhje do të mbeten pjesë e listës së produkteve për tërheqje nga tregu.

“Lista do të publikohet dhe përditësohet çdo ditë për informimin e konsumatorëve, deri në përditësimin, plotësimin apo ndryshimin e raporteve zyrtare nga ana e AUV-së.” – thuhet në njoftim.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, ka thënë se mbetet e hapur për çdo ankesë apo raportim nga qytetarët që hasin në treg produkte të ndaluara për shitje nga AUV-së. Ankesat, së bashku me dëshmitë përkatëse, mund të dorëzohen përmes platformës Viber në numrin +383 (0) 46 311-000.

Më , KALLXO.com raportoi për analizat e kryera nga AUV në mostrat e marra gjatë periudhës prill–korrik 2026 nga inspektorët veterinarë dhe fitosanitarë kanë nxjerrë në pah shkelje të theksuara të rregullave të etiketimit dhe standardeve të sigurisë ushqimore në treg.

Nga testimet laboratorike të bëra mbi një varg produktesh të qumështit dhe nënprodukteve të tij — si djathë, gjizë, ajkë, krem pite, kos dhe margarinë — është detektuar prania e vajit të palmës dhe yndyrave bimore të cilat nuk kanë qenë të deklaruara në paketimin e produktit.

Burimi: Kallxo