Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Një dokumentar i ri i TMZ ka ngritur dyshime mbi vdekjen e aktores legjendare Marilyn Monroe, duke sugjeruar se ajo mund të mos ketë kryer vetëvrasje, siç është raportuar zyrtarisht, por të ketë qenë viktimë e një komploti të mundshëm.
Sipas dokumentarit “Celebrity Crime Scene: Marilyn Monroe”, vendi ku u gjet e vdekur aktorja dyshohet se ishte manipuluar për të mbështetur versionin zyrtar të ngjarjes. Autorët e programit pretendojnë se kanë identifikuar mospërputhje të shumta në hetimin e kohës.
Shtëpa e Marilyn Monroes në Los Angeles, ku ajo u gjet i vdekur Dokumentari rikthen gjithashtu pretendimet e vjetra se Monroe kishte lidhje romantike me presidentin amerikan John F. Kennedy dhe vëllanë e tij, Robert F. Kennedy. Robert F. Kennedy, Marilyn Monroe dhe John F.
Kennedy Sipas pretendimeve të paraqitura në dokumentar, Monroe u kishte treguar miqve se kishte dëgjuar informacione të ndjeshme shtetërore nga vëllezërit Kennedy, përfshirë diskutime mbi armët bërthamore dhe projekte sekrete qeveritare. Dokumentari ngre pyetje edhe për rolin e mundshëm të agjencive amerikane të sigurisë. Sipas tij, drejtori i atëhershëm i FBI-së, J.
Edgar Hoover, mbante një dosje për Monroen dhe dyshonte se ajo mund të përbënte rrezik për sigurinë kombëtare. Megjithatë, nuk ka prova të reja publike që vërtetojnë këto pretendime dhe vdekja e Monroes vazhdon të figurojë zyrtarisht si vetëvrasje e mundshme. Marilyn Monroe është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Brentwood të Los Angelesit, në mëngjesin e 5 gushtit të vitit 1962.
Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit ishte 36 vjeçe kur u gjet në shtrat, kurse në tavolinën pranë shtratit kishte një shishe të zbrazët tabletash. Një nga fotografite e pakta nga vendi i ngjarjes
