Është arrestuar personi i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, i dyshuari është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Rasti është duke u trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë, ndërsa pritet të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale. Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, Prokuroria ndërmerr veprime urgjente – Policia autorizohet ta identifikojë të dyshuarin Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
