Policia gjen armë e municion në tri lokacione në veri

0%

Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri lokacione të ndryshme në Zubin-Potok janë konfiskuar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale. Sipas njoftimit kontrollet janë kryer të dielën (dje) pas pranimit të informatave nga qytetarët.

Në rastin e parë thuhet se njësitë policore kanë kryer kontroll në fshatin Presek, në një objekt (stallë për ushqimin e bagëtive), ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë M48, 5 karikatorë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm, 151 fishekë të kalibrit 7.62 mm, pjesë të uniformës e kamufluar e bateri ndriçuese.

Edhe në rastin e dytë, po në këtë fshat, sipas njoftimit është kryer kontroll po në një stallë për ushqimin e bagëtive, ku thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë M48, 74 fishekë të së njëjtës armë e 254 fishekë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa në rastin e tretë thuhet se njësitë policore kanë kryer kontroll në një objekt të pabanuar në fshatin Qeçevë, ku thuhet se janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë M48 me bajonetë, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm, dy makina (mjete pune) për mbushjen e fishekëve të armëve të gjuetisë, rreth 200 gramë barut, rreth 2 kilogramë sfera (thërrmija metalike) për mbushjen e fishekëve të armëve.

Të gjitha veprimet policore thuhet se janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Lidhur me këto raste, deri në këtë fazë thuhet se nuk ka persona të arrestuar.

Burimi: Koha