Selektori i Ekuadorit: Ka gjëra në futboll që nuk mund të shpjegohen

0%

Përzgjedhësi i Ekuadorit, Sebastián Beccacece, ka deklaruar se skuadra e tij meritonte më shumë se një barazim pa gola ndaj Kurasaos në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit E në Kampionatin Botëror. Pas takimit të zhvilluar në Kansas City, strategu argjentinas shprehu zhgënjimin për rezultatin, por mori mbi vete përgjegjësinë për dështimin për të siguruar fitoren.

“Ka gjëra në futboll që nuk mund të shpjegohen. Donim të fitonim, por nuk ia dolëm. Unë jam ai që mban përgjegjësinë. U thashë lojtarëve se nuk kam asnjë vërejtje për ta për sa kohë japin gjithçka në fushë dhe luftojnë deri në fund”, tha Beccacece. Ai shtoi se Ekuadori ishte skuadra që meritonte më shumë nga kjo përballje.

“Ekipi meritonte më shumë sesa mori dhe unë jam përgjegjësi për këtë”, theksoi trajneri. Me këtë barazim, si Ekuadori ashtu edhe Kurasao fituan pikën e parë në këtë Botëror. Në krye të grupit ndodhet Gjermania me gjashtë pikë dhe tashmë e kualifikuar në fazën me eliminim direkt, ndërsa Bregu i Fildishtë mban vendin e dytë me tri pikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Përderisa jemi gjallë në garë, do të vazhdojmë të japim maksimumin. Jemi shumë të bashkuar, si një familje. Askush nuk tha se do të ishte e lehtë”, përfundoi Beccacece. Në xhiron e fundit të Grupit E, Ekuadori do të përballet me Gjermaninë më 25 qershor, në një ndeshje vendimtare për shpresat e tij për kualifikim.

Burimi: Bota Sot